Balla ministër i Brendshëm, reagon Basha: Nuk ndryshon asgjë, veç radhës së mbrojtjes së interesave të klaneve dhe grupeve kriminale

Nga A2 CNN
9 Korrik 2023, 13:41 | Politikë
Balla ministër i Brendshëm, reagon Basha: Nuk ndryshon asgjë,

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me ndryshimet e fundit në qeveri, ku pas shkarkimi të Bledi Çuçit, postin e ministrit të Brendshëm e mori Taulant Balla.

Sipas Bashës, ngjarje se ajo e Fushë – Krujës nuk mund të kalojnë thjesht me rokadë emrash, pasi sipas tij ngjarje të tilla nuk janë raste të izoluara, ku të pushtetshmit e Edi Ramës, sikurse e cilësoi ai, dhunojnë qytetarët, familjet, bizneset, gazetarët dhe opozitarët.

“Ngjarja e Fushë Krujës nuk mund të kalojë thjesht dhe vetëm me rokadë emrash. Ajo nuk është një rast i izoluar, të tilla ka përditë, ku me arrogancë të pushtetshmit e Edi Ramës dhunojnë qytetarët, familjet, bizneset, gazetarët dhe opozitarët. Por dhunuesi më i madh prej vitesh është vetë qeveria e ndërtuar mbi lidhjet e saj me krimin i cili sot e kontrollon kokë e këmbë.

Për sa kohë Edi Rama, njeriu që  përfaqëson, lidh dhe mbron interesat e krimit dhe oligarkisë do ta drejtojë qeverinë, ngjarje të tilla do të vijojnë të jenë të përditshme, pjesa më e madhe fatkeqësisht jashtë vëmendjes mediatike. Largimi i Çuçit dhe ardhja e Ballës nuk ndryshon asgjë veç radhës së mbrojtjes së interesave të klaneve dhe grupeve kriminale.

Shqipëria nuk mund të vazhdojë të mbetet në duart e klaneve kriminale. Prandaj është jetike ndarja e politikës nga krimi, lufta kundër korrupsionit dhe vetingu i politikanëve. Vetëm kështu parlamenti dhe qeverisja do të pastrohen dhe kthehen në shërbim dhe jo dhunim të qytetarëve.” (A2 Televizion)

Reagimi i Lulzim Bashës
https://a2news.com/2023/07/09/taulant-balla-minister-i-brendshem-reagon-pd-e-berishes-pjese-e-paktit-te-rames-per-zgjedhjet-e-14-majit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos