Ballkani i Hapur, lista e marrëveshjeve të nënshkruara në samitin e Ohrit

Nga A2 CNN
8 Qershor 2022, 15:44 | Politikë
Ballkani i Hapur, lista e marrëveshjeve të nënshkruara në

Në Samitin e Ballkanit të Hapur, të mbajtur në Ohër, u firmosën disa marrëveshje bashkëpunimi mes vendeve, në fushën e arsimit, kulturës, turizmit dhe administratës tatimore.

Lista e plotë

-Marrëveshje për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe gradave shkencore të lëshuara në institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të autorizuara.

-Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin kulturor në Ballkanin Perëndimor.

-Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin në fushën e turizmit në Ballkanin Perëndimor.

-Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin e administratave tatimore në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë samit, përveç Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, morën pjesë si vëzhgues edhe Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, të cilat u zotuan që të punojnë në drejtim të përfshirjes së plotë në Ballkanin e Hapur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos