“Ballkani i Hapur, nismë serbe”, Lavrov: BE nuk donte që ta përkrahja

Nga A2 CNN
6 Qershor 2022, 14:48 | Ballkani
“Ballkani i Hapur, nismë serbe”, Lavrov: BE nuk donte që

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov e quajti Ballkanin e Hapur nismë të Serbisë dhe tha se vendet perëndimore urdhëruan bllokimin e udhëtimit të tij në Beograd për të mos lejuar që ai të mbështeste këtë nismë.

“Shihet qartë se zyrtarët e Brukselit nuk kanë dashur që ne të konfirmojmë pozicionin tonë për Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën dhe të shprehim përkrahjen për iniciativën e Beogradit, Ballkani i Hapur”, ka thënë Lavrov në një konferencë për mediat.

https://a2news.com/2022/05/12/a-eshte-serbia-masha-e-rusise-ne-ballkan/

Ballkani i Hapur është zyrtarisht një nismë e themeluar nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, për të lehtësuar kalimin e njerëzve, mallrave dhe shërbimeve mes shteteve. Tri vendet kanë ftuar në këtë nismë edhe Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën. Por ndërsa Prishtina dhe Sarajeva kanë refuzuar, Mali i Zi ka deklaruar se do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm, si vend vëzhgues.

Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi mbyllën hapësirën e tyre ajrore për avionin që do të dërgonte në Beograd kryediplomatin rus. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/06/06/berisha-gobelsi-i-putinit-ne-beograd-per-ballkanin-e-hapur-rama-kerkon-te-vendose-shqiperine-nen-influencen-direkte-te-rusise/
https://a2news.com/2022/06/06/anulohet-vizita-e-lavrov-ne-serbi-3-vende-ballkanike-nuk-lejojne-kalimin-e-tij-ne-hapesiren-ajrore/

A2 CNN Livestream

Latest Videos