Ballkani Perëndimor dhe BE, tensionet e brendshme dhe bllokimi i integrimit

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2019, 18:45 | Politikë

Në muajt e parë të vitit 2018, Bashkimi Europian do të mbështeste dokumentin e propozuar nga Jean-Claude Juncker për strategjinë e zgjerimit të Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Asokohe klima dukej më pozitive, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, në prill, do të merrnin zyrtarisht rekomandimin e parë për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Për Serbinë dhe Malin e Zi flitej për një perspektivë më konkrete anëtarësimi: vitin 2025 dhe Kosova priste liberalizimin e vizave.

Sot, gjithçka duket më e largët për shkak të situatës në vendet e rajonit dhe marrëdhënieve mes tyre, si dhe vënies në diskutim të mekanizimit të zgjerimit nga Franca e Emmanuel Macron tetorin e këtij viti.

https://a2news.com/2019/10/16/franca-shuan-optimizmin-macron-negociatat-pas-reformimit-te-be/

Dy vite më parë, Shqipëria ndihej entuziaste se do të realizonte marrëveshje historike me Greqinë, kësisoj, qeveria “Rama 2” do të ndante dhe kufirin detar fqinjin jugor. Por marrëveshja ngeci, pasi vendi mbeti pa Gjykatë Kushtetuese. Ministrat e Jashtëm të të dy vendeve ndryshuan; në Greqi, këtë vit ndryshoi dhe qeveria.

Kosova aprovoi marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, por BE-ja përsëri nuk i liberalizoi vizat për qytetarët e saj në hapësirën Shengen. Prishtina dhe Beogradi nuk rifilluan dot dialogun. Vota e Serbisë kundër Kosovës në Interpol solli taksën 100% ndaj mallrave serbe nga qeveria Haradinaj.

Kjo ndodhi pak para se Samiti i Berlinit t’i jepte fund skenarit të ndryshimit të kufijve, tezë serbe për mbrojtjen e së cilës u vunë nën akuzë presidenti Thaçi dhe kryeministri Rama.

Kësisoj, ky vit shënoi edhe një përkeqësim të marrëdhënieve mes Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, duke zënë gjithnjë e më shumë vend akuzat për tradhti kombëtare.

Zhvillime pozitive pati në Maqedoni, e cila pas marrëveshjes historike të Prespës me Greqinë pranoi të quhej zyrtarisht Maqedonia e Veriut. Shqipja u bë gjuhë zyrtare atje, por arritjet pozitive që lanë mbrapa epokën e Gruevskit nuk i mjaftuan BE-së t’i hapte negociatat e anëtarësimit. Nuk donin as një ndarje të saj nga Shqipëria, e cila këtë vit kaloi krizën më të thellë politike dhe kishte rreshtuar shumë vende skeptike kundër për negociatat.

Në të gjithë këtë atmosferë lindi Mini Shengeni Ballkanik, i cili shënoi tre takime angazhimesh për katër liritë e BE: lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, asnjë dokument të firmosur dhe një tjetër krizë mes shqiptarësh.

Kosova refuzon njëzëri pjesëmarrjen, ndërsa Serbia ka një diplomaci agresive kundër saj dhe se fundmi Alkesandër Vuçiç mohoi masakrën e Reçaku.

Kryeministri Rama e quan vetë-izolim qëndrimin e Kosovës. Nuk ka një datë për një takim të katërt Mini Shengeni, ndërsa në Novisad, Ohër dhe Tiranë ndodhën kur Kosova është me qeveri në ikje dhe në pritje. Albin Kurti, që ende nuk po ia del marrëveshjes për t’u bërë kryeministër, theksoi se rruga e Beogradit për në Tiranë kalon nga Prishtina. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/12/25/debati-per-kosoven-ne-mini-shengen-rama-nuk-me-beni-dot-tradhtar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos