Roxhensa Kapurani, 39 vjeçe, e njohur edhe me emrin Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, ka rënë në prangat e Policisë.
Arrestimi është bërë ditën e djeshme pas një kontrolli fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, ku iu gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike, kokainë.
Ende nuk ka detaje shtesë lidhur me ngjarjes, ose nëse Marina Fara ka qenë e shoqëruar nga ndonjë person tjetër, shkruan A2 CNN. Ndërkohë materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
Kujtojmë se Marina Fara është një personazh i njohur në rrjetet sociale, ku shpesh poston fotografi duke reklamuar jetën e saj. (A2 Televizion)