Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Në rrugën “Petraq Leka” dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit me të cilin po lëvizte shtetasi E. K., 37 vjeç. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Personi që ka shtënë është identifikuar dhe po punohet për arrestimin e tij.
Paraprakisht, nuk raportohet për persona të lënduar, teksa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. (A2 Televizion)