U përplas në vijat e bardha në aksin Pogradec-Lin, ndërron jetë e moshuara

Nga A2 CNN
22 Gusht 2025, 12:53 | Kronikë

U përplas në vijat e bardha në aksin Pogradec-Lin, ndërron

Ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Traumës, e moshuara Manushaqe Gjoka, e cila u përplas në aksin Pogradec – Lin mëngjesin e sotëm.

Burime konfirmojnë se e moshuara ishte në gjendje të rëndë dhe do dërgohej drejt spitalit të kryeqytetit, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë në afërsi të qytetit të Elbasanit.

Mësohet se e moshuara ishte nga Durrësi dhe kishte ardhur për pushime në Pogradec, shkruan A2 CNN.

Aksidenti ka ndodhur pranë hotelit ku ajo qëndronte dhe viktima është përplasur nga mjeti teksa kalonte në vijat e bardha në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, pranë zonës së njohur si "Pojskë". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos