Ballkaniada e volejbollit, Shqipëria për biletën e finales përballë Malit të Zi

Nga A2 CNN
27 Qershor 2019, 13:56 | Sporte të tjera
Ballkaniada e volejbollit, Shqipëria për biletën e finales

Tre fitore dhe asnjë set i humbur. Moshat e volejbollit po bëjnë një paraqitje të jashtëzakonshme në kampionatin Ballkanik të vitit 2019.

Kuqezinjtë e vegjël mundën edhe Maqedoninë e Veriut në shifrat 3 me 0 duke e mbyllur fazën e grupeve në mënyrë perfekte.

Bakiri, Doda, Deliu, por edhe talente të tjerë të kombëtares U20 kanë dhuruar spektakël në parket, me Shqipërinë që ka mposhtur çdo rival deri në këtë moment.

Sot, përfaqësuesja jonë do të luajë në gjysmëfinale, përballë Malit të Zi ndërsa çifti tjetër do të jetë ai mes Serbisë dhe Greqi. Skuadra që drejtohet nga trajneri Arben Sako ka shanse reale për të arritur në finalen që do të ishte historike për volejbollin shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos