
Befasi në shortin e kupave të Evropës në volejboll për skuadrat shqiptare.
Pas shumë vitesh, Partizani dhe Erzeni u rikthyen në arenën ndërkombëtare dhe goglat i vunë pikërisht përballë njëri-tjetrit.
Kështu, një nga skuadrat do të largohet shumë shpejt nga aventura evropiane, ndërsa tjetra do të kalojë turin.
Ndërkohë, Partizani i femrave do të luajë në Champions dhe do të ndeshet me skuadrën boshnjake Jedinstvo Brcko. (A2 Televizion)