Ballsh, protesta për rrogat, naftëtarët kërcënojnë me grevë urie

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2020, 12:04 | Ekonomi

Qindra punonjës të rafinerisë së përpunimit të naftës në Ballsh kanë hyrë në ditën e pestë të protestës së tyre për marrjen e rrogave të prapambetura dhe rikthimin në punë të 900 punonjësve të kësaj rafinerie.

Punëtorët shprehen se kane 5 muaj pa u paguar për punën që kanë bërë nga firma që ka në përdorim rafinerine.

Pas protestës se radhës të zhvilluar paraditen e sotme, naftëtarët kanë deklaruar se,  nëse nuk u jepet zgjidhje dy kërkesave të tyre për pagat dhe rikthimin e punonjësve te shkarkuar, atëherë do te futen ne greve urie.                                                                                                                     (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos