
Ministrja e Infrastrukturës, Balluku mohoi kategorikisht akuzat se procesi i rindërtimit po përdoret për të marrë vota në zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas saj, rindërtimi ka nisur kohë më parë kur nuk bëhej fjalë për vota. Gjithashtu, ministrja shtoi se një proces i tillë rindërtimi për raste të ngjashme nuk është ndërmarrë nga asnjë vend tjetër.
“Procesin e rindërtimit nuk po e bëjmë për vota pasi ka nisur prej 1 viti e ca muajsh kur nuk bëhej fjalë për vota. Dhe kemi nisur një proces rindërtimi që nuk është bërë në asnjë vend tjetër, si Greqi, Turqi apo Itali. Sot e kësaj dite në Aquila njerëzit jetojnë në kontenier. Një proces rindërtimi që po bën kjo qeveri është i paprecedentë. Nuk mendoj se ka mungesë transparence. Ne nuk është se kemi menaxhuar fonde në këtë rast. Shumë vende po i ndjekin të gjitha procedurat e rindërtimit për atë që kanë premtuar”, tha ministrja. (A2 Televizion)