Çfarë ka ndryshuar që Basha po futet në zgjedhje me Ramën kryeministër?

Nga A2 CNN
1 Prill 2021, 22:10 | Politikë
Çfarë ka ndryshuar që Basha po futet në zgjedhje me

Jorida Tabaku, kandidate e Partisë Demokratike tregoi në “Absolut 4”pse Partia Demokratike vendosi të futej në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, ndryshe nga sa ka thënë në vitin 2017.

Sipas Tabakut, PD futet në zgjedhje me një Rama akoma më të keq por me nje mbështetje të jashtëzakonshme qytetare.

“Fryma është e jashtëzakonshme, mbështetja është e jashtëzakonshme. Ne jemi duke marrë të gjitha masat për të parandaluar dhe efekte të tjera që PS i ka zakon ti bëjë, blerja e votës, përdorja e kriminelevë.

Fatkeqësisht akoma në lista kemi kriminelë, kemi persona të inkriminuar ose me familjarë të inkriminuar. Jemi duke marrë masa tani për ti identifikuar, për ti denoncuar nga njëra anë por nga ana tjetër për të siguruar dhe votuesit.

Ka ndodhur para pak ditësh. Një familje më tha që i kishin bërë presion për 10 vota. Një familjare punonte në një institucion dhe iu kishin bërë presion për 10 vota. Unë shkova në shtëpi dhe iu thashë që çfarë do të të bëjnë. I thashë që ne jemi këtu dhe të siguroj që nuk do të prekin një fije floku. Këtë po bëjmë me çdo votues.

Fryma është e jashtëzakonshme dhe nuk ka asgjë që e ndal ndryshimin. Për sa i përket Ramës kryeministër, të ishte për mua Rama duhej të kishte ikur kohë më parë, të ishte dhe për shqiptarët duhej të kishte ikur shumë vite më parë.

Kanë ndodhur shumë gjëra, si njohëse e politikës e di që Rama me mënyrën e tij për ta forcuar pushtetin, nga demokraci na ktheu në autokraci. A ke sot një balancë pushtetesh? Ne në 2017 u futëm në zgjedhje, çadra ndodhi para zgjedhjeve. Po futemi me një Ramë më të keq në zgjedhje por me një mbështetje të jashtëzakonshme qytetare. Nuk ka asgjë që e ndal ndryshimin.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos