Merret vendimi, ja si do të jetë fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit

Nga A2 CNN
1 Prill 2021, 17:22 | Politikë

Pas tre ditë diskutimesh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve arriti të miratojë fletën e votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi një fletë votimi që nuk kënaqi të gjitha palët në proces. Fleta e votimit do të jetë 60centimetra e gjerë dhe 30 centimetra e gjatë ku do të jenë të renditur edhe emrat e kandidatëve për deputet.

https://a2news.com/video/fleta-e-votimit-celibashi-kunder-ps-se-fut-emrat-e-kandidateve-ne-flete/

Kundërshtitë socialistëve u dukën të pavend nga ana e demokratëve të cilët insistuan deri në fund tek variant me emra.

Pas vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, socialistët nuk humbën kohë dhe e ankimuan atë pranë Komisionit të Apelimeve dhe Sanksioneve. Por pavarësisht vendimit që do të marr KAS, sërish rruga e ankimit pritet të shkojë deri në Kolegj Zgjedhor nga ku do të merret edhe vendimi përfundimtar për fletën e votimit. Të gjitha këto procedura bëhen në një kohë kur tik taku i ditës ka filluar numërimin mbrapsht. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/01/vota-e-emigranteve-pd-e-ps-shkembim-akuzash-per-deshtimin-e-procesit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos