Balonat shumëngjyrëshe “pushtojnë” qiellin në Turqi

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2021, 17:24 | Lifestyle

Qielli në Kapadokian e lashtë të Turqisë “u pushtua” nga dhjetëra balona shumëngjyrëshe mëngjesin e së dielës.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihen balonat teksa “vozisin” mbi peizazhin unik të shkëmbinjve vullkanikë.

Çdo mëngjes, dhjetëra balona me ajër të nxehtë, me turistë, ngrihen nga Kapadokia për të kapur lindjen e diellit mbi oxhaqet e famshme të zanave.

Pamja spektakolare e formacioneve të luginës në formë koni dhe shpellave nga qielli e bëjnë fluturimin me balon një atraksion kryesor për vizitorët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos