Qeveria ka nxjerrë bilancin paraprak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pasgoditjet që e pasuan. Nga vlerësimet e deritanishme rezultojnë në total 1.212 godina të dëmtuara, ku pjesa më e madhe, më saktësisht 889 të tilla, janë në qarkun e Durrësit. Ndërsa në qarkun e Tiranës rezultojnë të dëmtuara 323 godina. Ky është vetëm bilanci paraprak, të cilit pritet t’i shtohen edhe objekte të tjera, që kanë marrë goditje dhe janë dëmtuar nga tërmeti. Ndjekim deklaratën e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e qeverisë mëngjesin e sotëm, ku ka bërë publik edhe bilancin paraprak të dëmeve. I ftuar në A2: Arben Meçe, inxhinier ndërtimi. (A2 Televizion)
Banesat e dëmtuara, si do të bëhet vlerësimi?
