Të plagosurit në protestë, shefi i Urgjencës para mediave: Asnjë i intubuar dhe asnjë humbje jete

Nga A2 CNN
13 Tetor 2026, 23:32 | Kronikë

Shefi i Urgjencës në Spitalin e Traumës ka deklaruar para mediave se nuk ka asnjë pacient të intubuar apo humbje jete mes protestuesve. 

“Gjatë pasdites së sotme, në Spitalin e Traumës janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore protestues, efektivë policie dhe kalimtarë. Dëmtimi më i rëndë është një frakturë e kërcirit të djathtë që do të trajtohet sipas procedurës. Ritheksoj që nuk ka asnjë pacient të intubuar dhe asnjë humbje jete”, tha shefi i Urgjencës.

Në lidhje me të riun me këmbën e thyer, shefi u shpreh: "I riu ka mbërritur në gjendje stabël në spital. Nga ana e 127-s është bërë imobilizimi në terren. Tek ne ka ardhur në gjendje të stabilizuar. Ndihma e parë është dhënë nga ekipi ortoped dhe djali po plotësohet me të gjitha ekzaminimet e tjera dhe është për ndihmë në ortopedi”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos