
Banksy mbërrin në Ukrainën e shkatërruar nga lufta. Artisti i njohur tashmë si mbreti i grafiteve, zbuloi punën më të fundit, në qytetin ukrainas të Borodiankës, e pushtuar nga Rusia që prej muajit prill dhe e dëmtuar rëndë nga luftimet, që prej ditëve të para të invazionit rus atje. Banski postoi vetë foton e një muraleje, një vajze gjimnaste që performon mbi një pirg me rubla. Vizatimi është realizuar në një nga muret, thuajse të shkatërruar, të një ndërtese të pabanuar, që kur nisën bombardimet.
Sytë kuriozë e studiojnë pikturën, shumë prej tyre kanë udhëtuar nga larg vetëm për të parë këtë punë artistike.
Banski ka lëvizur fshehtas në Ukrainë, në mënyrë anonime, pasi edhe publikisht askush nuk e njeh. Ka bredhur në disa qytete. Diku tjetër ka vizatuar një burrë të moshuar duke bërë dush, diku një vajzë me maskë kundër helm në fytyrë, diku një vogëlushe teksa kërcen e lirë apo edhe një burrë që mundet në xhudo nga një fëmijë i vogël, në shenjë ironie kjo për presisentin rus Vladimir Putin, të shpallur edhe kampion në xhudo, arti marcial japonez.
Dhe simboli në çdo vepër të Banskit është i pagabueshëm: sjell në çdo grimë, historinë biblike të Davidit dhe Golias. (A2 Televizion)