Banorët e Unazës së Re përleshen me policinë, shoqërohet ish-deputeti i PD

Nga A2 CNN
7 Maj 2019, 11:28 | Aktualitet
Banorët e Unazës së Re përleshen me policinë,

Banorët e Unazës së Re janë përleshur këtë të martë me policinë, pasi kishin dalë në rrugë për të bllokuar kalimin e kryeministrit Edi Rama, i cili ishte për një inspektim të fabrika e miellit.

Momentet e tensionit kanë qenë të shumta, ndërsa protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të policisë. Nga ana e saj, policia ka shoqëruar disa persona mes tyre edhe ish-deputeti i partisë demokratike Klevis Balliu, ndërsa për të shpërndarë turmën kanë ndërhyrë policët e forcave speciale.

https://a2news.com/2019/05/07/perleshje-mes-banoreve-te-unazes-se-re-dhe-policise-shoqerohet-klevis-balliu/

Balliu u pa të dilte nga dritarja e furgonit të policisë duke i bërë thirrje njerëzve që të mos largoheshin ndërsa tha që do të vijojë të mbështesë protestën e banorëve sikurse ka bërë prej disa muajsh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos