Banorët u lejuan të dalin, “vdekja” shëtit në plazhet e Florida-s

Nga A2 CNN
2 Maj 2020, 21:37 | Bota

Me kostum, pelerinë të zezë, me fytyrë të mbuluar dhe në dorë një kosë. Kështu, ka vendosur të shfaqet në plazhet e Floridës, avokati amerikan Daniel Uhlfelder, i cili ka pasur si qëllim të përçojë mesazhin e tij drithërues, por shumë aktual: Virusi është ende shumë i fortë, prandaj qëndroni në shtëpi. Sipas Uhlfelder, lejimi i banorëve të frekuentojnë plazhet në pikun e një pandemie është një gabim i rëndë.

Paralajmërimi i “Zonjës në të zeza”, është maskimi i tij, nëpërmjet të cilit kërkon të lëshojë një lajmërim makabër për qeverinë amerikane. Avokati lëshon një thirrje alarmi për të gjithë ata që ndodhet në Florida dhe i fton të mos shkojnë në plazh si dhe të evitojnë vendet e mbipopulluara, për të ndaluar përhapjen e pandemisë.  

Në profilin e tij në Twitter, Uhlfelder ka publikuar fotot e tij ku paraqitet si roje bregdetare dhe hapësirat me rërë, të gjitha këto të shoqëruara nga figurën e veshur në të zeza, e cila qëndron në sfond si një paralajmërim.

Sot në Forida, bilanci i të prekurve nga koronavirusi është 34.728 dhe 1.314 është numri i viktimave që ka shkaktuar. Por, guvernatori Ron DeSantis e ka mbrojtur vendimin për të hapur plazhet, si dhe ka bërë me dije se në javën në vijim do të lejohet të vizitohen edhe parqet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos