Spitali i Parmës mbyll pavionin për koronavirusin, gëzimi i mjekëve dhe infermierëve

Nga A2 CNN
2 Maj 2020, 21:07 | Bota
Spitali i Parmës mbyll pavionin për koronavirusin, gëzimi i

Një lajm i mirë erdhi këtë të shtunë në Itali nga Spitali “Maggiore” i Parmës i cili mbylli pavionin 26, i përcaktuar për pacientët e infektuar me koronavirus.

Një video e regjistruar në pavion u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale për t’u publikuar më pas dhe nga kryebashkiaku i qytetit, Federico Pizzarotti, për të përjetësuar gëzimin e ligjshëm të mjekëve dhe infermierëve.

“Sot mbyllëm pavionin 26 në spitalin e Parmës. Kjo është forca dhe zemra e djemve dhe vajzave tona. Faleminderit që ekzistoni. Do ia dalim!”, shkruan Pizzaroti përkrah filmimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos