Barça e mbyll vitin me hap fals në derbin katalanas, Reali e barazon në krye të renditjes

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2022, 16:01 | Futboll
Barça e mbyll vitin me hap fals në derbin katalanas, Reali e barazon

Barcelona nuk shkoi dot më shumë sesa një barazim 1-1 në ndeshjen e fundit për këtë vit.

Në derbin katalanas ndaj Espanyol, ekipi i Xavi Hernandez kaloi në avantazh që në minutën e shtatë, me anë të Marcos Alonso, por nuk arriti ta ruante këtë avantazh.

Në minutën e 73-të, Joselu barazoi rezultatin me 11-metërsh, të shkaktuar po nga Marcos Alonso. 5 minuta më vonë, Jordi Alba u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë Barcelonën me 10 lojtarë. Numri i futbollistëve në fushë u barazua shumë shpejt, vetëm pas dy minutash, pasi edhe Vinicius Souza u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Rezultati nuk ndryshoi, duke bërë që me këtë hap fals, Barcelona të arrihet në kryesimin e renditjes së La Liga nga Real Madrid, që fitoi dje ndaj Valladolid. Të dyja ekipet kanë nga 38 pikë, pas 15 ndeshjesh të luajtura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos