Liverpooli e nisi keq sfidën me Leicester City, duke pësuar gol që në minutën e katërt, por arriti të fitojë me përmbysje, për të vijuar ecurinë e mirë në Premier League.
Përmbysja erdhi në minutat e fundit të pjesës së parë, në një mënyrë të pabesueshme. Dy autogola nga i njëjti lojtar i Leicester, Wout Faes, kthyen rezultatin në favor të ekipit të Jurgen Klopp.
Faes u bë lojtari i katërt në historinë e Liverpool që ka shënuar dy autogola në një ndeshje të vetme në Premier League. Tre të tjerët janë Jamie Carragher (1999, Liverpool-Manchester United), Michael Proctor (2003, Sunderland-Charlton) dhe Jonathan Walters (2013, Stoke-Chelsea). (A2 Televizion)






