Cristiano Ronaldo është zyrtarisht lojtari i ri i Al Nassr, ekip nga Arabia Saudite.
Portugezi ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me sauditët.

“Jam shumë i emocionuar që do të provoj një kampionat të ri, në një vend tjetër. Vizioni që ka klubi Al Nassr është shumë frymëzues dhe mezi pres t’i bashkohem shokëve të rinj të ekipit”, tha CR7.
Mendohet se Cristiano do të përfitojë rreth 200 milionë euro në sezon, praktikisht 555,555 euro dita, ose 23 150 euro çdo orë aty. (A2 Televizion)