Barça e nis vitin si kampione, Messi shënon golin e parë për 2019-n

Nga A2 CNN
6 Janar 2019, 22:40 | Futboll
Barça e nis vitin si kampione, Messi shënon golin e parë

Barcelona dhe Lionel Messi e nisën vitin me fitore e gola, duke mposhtur 1-2 në tranfertë skuadrën e Getafes.

Skuadra e drejtuar nga Valverde e dominoi takimin, ndërsa rezultati final u vulos brenda pjesës së parë. Messi ishte autori i golit të parë për Barcelonën këtë sezon, duke shënuar në minutën e 20, ndërsa 19 minuta më pas Suarez dyfishoi shifrat me një gol të jashtëzakonshëm.

Në fundin e pjesës së parë, vendasit ngushtuan diferencën, duke ngjallur shpresat për një barazim të mundshëm. Por pavarësisht përpjekjeve të tyre, të cilat nuk munguan, nuk arritën të gjenin më golin në pjesën e dytë.

Me këtë fitore në javën e 18 të La Liga-s Barcelona shkuan në kuotën e 40 pikëve, 5 më shumë se Atletico Madrid e vendit të dytë, ndërsa goli i shënuar nga Messi në këtë ndeshje, ishte i 16-ti për argjentinasin në këtë kampionat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos