
Manchester United është një nga klubet më të mëdha në botë, e sigurisht të jesh në stolin e tyre si trajner është ëndrra e shumë drejtuesve në botë.
Mourinho, një nga emrat e mëdhenj si trajner, e pati këtë shans, por dështoi dhe u shkarkua. Tashmë, prej 5 ndeshjesh, “Djajtë e kuq” drejtohen nga norvegjezi Ole Gunnar Solskjaer.
Ai i ka bërë një nisje të jashtëzakonshme karrierës së tij me United, duke marrë 5 fitore në po kaq ndeshje.
Por në takimin e vlefshme për FA Cup ndaj Reading të fituar 2-0, norvegjezi u befasua kur pa në karrigen e tij të ulur sulmuesin kilian Alexis Sanchez!
Sigurisht, lojtari nuk po u jepte urdhra shokëve të tij, thjesht kishte gabuar ndenjëse pasi u largua nga fusha e lojës për shkak dëmtimi.
Video bërë menjëherë xhiron e internetit… (A2 Televizion)