Barça fiton pastër dhe ngjitet në vendin e dytë

Nga A2 CNN
6 Mars 2021, 22:48 | Futboll
Barça fiton pastër dhe ngjitet në vendin e dytë

Barcelona arriti një fitore të pastër në transfertë ndaj Osasunës dhe mori përkohësisht e vetme vendin e dytë të renditjes, dy pikë larg kryesuesve të Atletico Madrid, por që kanë dy ndeshje më pak sesa katalanasit.

Ekipi i Ronald Koeman mori 3 pikët falë golave të Jordi Alba dhe të riut Ilaix Moriba, në minutat 30 dhe 83.

Në të dyja rastet, ishte Leo Messi ai që dha pasimin për gol. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos