Esat Mala, 100 ndeshje me Partizanin

Nga A2 CNN
6 Mars 2021, 17:21 | Futboll
Esat Mala, 100 ndeshje me Partizanin

Është vetëm 22 vjeç, por prej vitit 2017 është shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Partizanit. Në sezonin e katërt me të kuqtë, Esat Mala festoi një arritje jubilare. Mesfushori, i cili mund të luajë praktikisht në çdo pozicion, regjistroi kuotën e 100 ndeshjeve me Partizanin.

Për të vlerësuar arritjen e rëndësishme, klubi i dhuroi Esat Malës një fanelë speciale, me lojtarin që mori përgëzimet e trajnerit Daja dhe shokëve të ekipit, para ndeshjes me Skënderbeun.

Djaloshi i lindur në Prizren mbetet një prej çështjeve që duhen zgjidhur te Partizani, pasi është pjesë e listës së gjatë të titullarëve, të cilëve u përfundon kontrata në fund të sezonit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos