Barcelona dhe Milani pas “Messit” të Kosovës!

Nga A2 CNN
16 Janar 2019, 12:07 | Futboll
Barcelona dhe Milani pas “Messit” të Kosovës!

Talenti nga Kosova, Edon Zhegrova, i cili është pjesë e Genk në Belgjikë ka tërhequr vëmendjen e klubeve më me emër në Europë.

“Sportmediaset” shkruan së fundmi se Milani është duke e ndjekur talentin 19-vjeçar, ndërsa pas tij është vënë edhe skuadra Barcelonës, e cila synon të “rrëmbejë” lojtarin në merkaton e verës.

Zhegrova u bë pjesë e Genk në vitin 2017, me të cilët deri tani ka luajtur në 27 ndeshje zyrtare, duke arritur të realizojë 5 gola dhe 3 asiste.

Ndërkohë, Zhegrova, pas shumë diskutimesh, vendosi të përfaqësojë Kosovën, ndërsa kishte alternativa edhe Shqipërinë e Belgjikën.

“Sportmediaset” e përmend lojtarin edhe si “Messi” i Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos