Nga Afrika, në Kolumbi, Laçi në kërkim të bomberit

Nga A2 CNN
15 Janar 2019, 19:27 | Futboll
Nga Afrika, në Kolumbi, Laçi në kërkim të bomberit

Laçi kërkon të përforcohet në repartin e sulmit në janar, për të pasur më shumë alternative në për pjesën e dytë të sezonit. Për këtë pozicion janë vënë në shënjestër dy lojtarë.

Klubi është në negociata me Jeferson Collazos, kolumbian, i cili për momentin luan me UTC Cajamarca, skuadër peruane. 28-vjeçari është 180 cm i lartë dhe luan prej një viti në këtë skuadër.

Ndërkaq, një tjetër mundësi është edhe Malick Mané, senegalez, i cili në ndryshim nga kolumbiani Collazos, ka më shumë eksperiencë në Europë, pasi ka luajtur në disa skuadra të kontinentit, përfshi edhe Goteborg. Ndërsa përgjatë vitit 2018, 31-vjeçari ka luajtur në kampionatin kazak, FC Akzhayik, ku në 29 takime ka shënuar 7 gola.

Edhe pse janari është periudhë e vështirë për të realizuar goditje të tilla, Laçi shpreson të mbyllë marrëveshjen të paktnë me njërin prej lojtarëve, për të përforcuar repartin e avancuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos