
Një tjetër rast i mirë për Ray Manajn. Sulmuesi kuqezi ka bindur në ndeshjet që ka zhvilluar para fillimit të sezonit me Barcelonën, dhe tashmë trajneri Koeman e fut në fushë edhe në sfidat më prestigjioze.
Sot lushnjari ishte pjesë e blaugranave edhe në sfidën prestigjioze të fituar ndaj Juventusit 3-0, duke zëvendësuar në pjesën e dytë “rialin| e tij në sulm, danezin Martin Braithwhite, i cili shënoi.
Pak sekonda pasi hyri në fushën e blertë, edhe shqiptari mund të kishte shënuar por nuk ishte mjaftueshëm i shpejtë.
Gjithsesi, edhe në një ekip tashmë pa idhullin Messi, shanset për një rol të rëndësishëm te Barcelona janë të pakta për shqiptarin, që mund të shitet në ditët e fundit në një ekip ku mund të shpalosë talentin e tij. (A2 Televizion)