I përket Juventusit, i riu kuqezi sërish protagonist në Austri

Nga A2 CNN
8 Gusht 2021, 21:16 | Futboll
I përket Juventusit, i riu kuqezi sërish protagonist në Austri

Një dëmtim i rëndë i mohoi Giacomo Vrionit të lente një shenjë më të madhe tek gjigantët e Juventusit, sezonin e kaluar.

Por këtë sezon shqiptari i lindur në Itali por që përfaqëson kombëtaren kuqezi, ka vendosur të shndërrohet në protagonist. Jo në Serie A, për momentin, por sigurisht në Bundesligën austriake ku i huazuar tek ekipi i Tirolit, po ndihmon shokët e tij në mënyrë vendimtare.

https://youtu.be/SzCFajIZNlo?t=151

Edhe sot 22 vjeçari la shenjë duke shënuar golin e avantazhit të Tirolit kundër LASK-ut, ekip pretendent ky.

Ky është goli i dytë në tre ndeshje për Vrionin, pas atij kundër Austria Vjenës,  dhe me një sezon të mirë i riu shqiptar mund të rikthehet ndodhta në Torino me një status totalisht ndryshe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos