Barcelona ka prezantuar fanelën e sezonit të ardhshëm, duke treguar njëkohësisht “pa dashje” se cilët lojtarë nuk do të jenë pjesë e saj pas merkatos së verës.
Në setin fotografik të prezantimit ishin Leo Messi, Antoine Griezmann, Sergio Busquets, Frenkie De Jong, Gerard Pique dhe Sergi Roberto, por ra në sy mungesa e Ivan Rakitic, Arturo Vidal apo Dembélé.
Ndoshta është vetëm rastësi mungesa e tyre, por Barcelona gjithmonë e bën prezantimin e uniformës së re me lojtarë që e kanë të sigurt vazhdimësinë në ekip për sezonin e ardhshëm. Mungesa e Vidal, Rakitic, Junior, Umtiti apo Dembélé në prezantimin e fanelës mund të jetë një tregues që këta futbollistë nuk do të jenë më pjesë e katalanasve. (A2 Televizion)