
U duk se do të shkonte drejt një tjetër zhgënjimi, por rekuperimi erdhi shumë shpejt. Inter fitoi me përmbysje përballë Torinos në “San Siro” në një ndeshje me dy tablo.
Një gafë e portierit Handanovic i dha mundësinë sulmuesit Belotti të kalonte torinezët në avantazh, por reagimi i zikaltërve erdhi në pjesën e dytë.
Young dhe Godin rekuperuan gabimin e portierit brenda 2 minutave, ndërkohë që për të vulosur fitoren mendoi Lautaro Martinez, që u rikthye te goli pas 5 takimesh.
Me këtë fitore Inter u ngjit në vendin e dytë, për shkak të golavarazhit më të mirë sesa Lazio. (A2 Televizion)