Barcelona-Real, finalja e Superkupës së Spanjës

Nga A2 CNN
12 Janar 2023, 22:54 | Futboll
Barcelona-Real, finalja e Superkupës së Spanjës

Barcelona, ashtu si Real Madrid një ditë më parë, u kualifikua me penallti për në finalen e Superkupës së Spanjës, që po zhvillohet në Arabinë Saudite.

Katalanasit barazuan 1-1 në kohën e rregullt, ndërsa në shtesa të dyja ekipet shënuan nga një tjetër gol secili, për ta mbyllur përfundimisht në 2-2.

Leëandoëski dhe Ansu Fati ishin golashënuesit për ekipin e drejtuar nga Xavi Hernandez, ndërsa Fekir dhe Moron vendosën dy herë barazpeshën.

Në serinë e 11-metërshave, Barcelona u tregua e saktë në të gjitha goditjet, ndërsa për Betis gabuan Juanmi dhe Carvalho.

Finalja Real-Barça do të luhet ditën e dielë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/11/real-madrid-i-falet-penalltive-kalon-ne-finalen-e-superkupes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos