
Barcelona nisi sprintin e kampionatit prej 11 ndeshjesh që kanë mbetur për t’u luajtur në Spanjë me një fitore bindëse 4-0 ndaj Mallorca.
Kryesuesve të La Liga i mjaftuan vetëm 2 minuta për të shënuar golin e parë, me mesfushorin Arturo Vidal që dërgoi topin në rrjetë pas një pasimi të Jordi Alba.
Në minutën e 37 dyfishoi rezultatin Braithwaite, pas pasimit të Messi.
Goli i tretë i Barçës u nis sërish nga Messi, me Jordi Alba që mposhti portierin me lehtësinë e një sulmuesi në minutën e 80.
Në minutat shtesë, Messi shënoi edhe golin e tij personal.
Me këtë fitore, Barcelona e çon në 5 pikë diferencën me Real Madrid, që luan sot në 19:30 ndaj Eibar. (A2 Televizion)