
Haaland vijon të jetë lojtari deciziv për Borussia Dortmund edhe pse kampionatit gjerman të futbollit tashmë po i vjen fund dhe diferenca me kryesuesit e Bayern Munchen tashmë është pothuajse e paarritshme.
Verdhezinjtë fituan me rezultatin e ngushtë 1-0 në transfertën përballë Dusseldorf me një gol të norvegjezit në limitet e kohës. Një 3 pikësh që më shumë i prishi punë vendasve të cilët tashmë kanë javët e ferrit nëse duan të qëndrojnë edhe vitin e ardhshëm në Bundesligë.
Në ndeshjet e tjera të kësaj javë të Bundesligës, Werder fitoi në transfertë ndaj Paderborn 1-5, Koln u mund në shtëpi 1-2 nga Union Berlin, Wolsburg-Freiburg u mbyll në barazim 2-2, ndërsa Hertha humbi në shtëpi ndaj Eintracht Frankfurt 1-4. (A2 Televizion)