Sadiku rikthehet menjëherë te goli në Spanjë

Nga A2 CNN
13 Qershor 2020, 08:45 | Futboll
Sadiku rikthehet menjëherë te goli në Spanjë

Kjo fundjavë rikthen edhe futbollin në Spanjë, i cili u ndërpre që prej fillimit të marsit për shkak të pandemisë.

Mbrëmjen e së premtes zbritën në fushë edhe dy shqiptarët Bare dhe Sadiku, i cili ishte protagonist në këtë ndeshje.

Armando Sadiku realizoi golin e barazimit për skuadrën e Malaga-s në ndeshjen ndaj Huescas, por deri në fund miqtë realizuan edhe dy herë të tjera.

Ky ishte goli i 11 për Sadikun në ligën e dytë spanjolle këtë sezon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos