Rekordi historik i Gjasulës, “djali më i keq” i kampionatit gjerman

Nga A2 CNN
13 Qershor 2020, 16:13 | Futboll
Rekordi historik i Gjasulës, “djali më i keq” i

Nuk ka zhgënjyer askënd, Klaus Gjasula, duke arritur një rekord historik në kampionatin gjerman, me 17 kartonë të verdhë, si askush tjetër më parë.

Në ndeshjen kundër Ëerder Bremen, mesfushori shqiptar u ndëshkua në minutën e 32-të. Në këtë mënyrë ai kaloi rekordin e vendosur nga Tomaz Hajto në sezonin 1998/1999, i cili mori 16 kartonë të verdhë gjatë atij kampionati.

Kur duhen edhe 3 ndeshje nga mbyllja e kampionatit gjerman, Gjasula ka mundësi ta rrisë edhe më tej këtë rekord negativ. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos