Autorët shqiptarë do të jenë pjesë e Panairit të Librit në Torino, i cili pret mbi një mijë botues çdo vit. Shqipëria, vendi mysafir do të kujdeset për një program që synon të sjellë autorë shqiptarë, ku përveç kantautorit Ermal Meta, të pranishëm do të jenë edhe: Ylljet Aliçka, Enkel Demi, Fatos Kongoli, Ornela Vorpsi, Lea Ypi e shumë të tjerë. Ky nuk është i vetmi panair ku vendi ynë do të përfaqësohet. Alda Bardhyli, nga Qendra Kombëtare të Librit tregoi më shumë në “Dita Jonë”. (A2 Televizion)
Bardhyli për suksesin e librit shqiptar: Autorët shqiptarë do të jenë pjesë e Panairit të Librit në Torino
