Nëse për pak orë do të uleshim në karrocën e një invalidi, do të kuptonim vështirësitë që ndeshin në përditshmen e tyre. E kur këto pengesa i sheh dhe tek një nga drejtueset më të larta të ministrisë së mbrojtjes sociale, Bardhylka Kospiri, për 20 mijë personat e tjerë me aftësitë e kufizuar barrierat janë më të larta. Në një intervistë për A2 CNN, zv. ministria tregon për fillimin e një aksioni kombëtar për eliminimin e barrierave fizike për personat me aftësi të kufizuar si dhe apelin ndaj kandidatëve për kryetarë bashkish. (A2 Televizion)
Bardhylka Kospiri për aftësinë e kufizuar: Kemi shumë pengesa, ndërtimet të respektojnë standardet
