E shtuna me dy protesta, PD para kryeministrisë në orën 12, studentët në 14:00 te ministria

Nga A2 CNN
23 Tetor 2026, 16:06 | Politikë

Në konferencë për shtyp, Sali Berisha sqaroi se tubimi i thirrur nga Partia Demokratike për të shtunën është një protestë kombëtare e saj.

Ndërkohë, studentët kanë përcaktuar në rrjetet sociale orën 14:00 si pikëtakim para Ministrisë së Arsimit, ndërsa demokratët kanë thirrur protestën për mesditën e së shtunës para Kryeministrisë. Për këtë, Berisha u kujdes të sqarojë pozicionin e selisë blu.

Kryedemokrati komentoi para gazetarëve edhe qasjen e kryeministrit për të publikuar portretet gjysmë të mbuluara të studentëve, të shoqëruara me inicialet përkatëse.

Sipas Berishës, me këto përpjekje, Edi Rama synon ta çojë vendin drejt një përplasjeje civile. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos