Dhuna në protestë! Zv.ministrja: Të miturit duhet të njohin dhunuesit

Nga Gazmend Janku
23 Tetor 2026, 16:08 | Politikë

Zëvendësministrja e Brendshme, Silvana Caka, ka reaguar nga Korça lidhur me situatën që po kalon vendi pas protestave të studentëve.

E pyetur nëse është brenda etikës që kryeministri i vendit të publikojë foto të protestuesve që nuk ishin studentë dhe që kanë kryer akte të dhunshme, Caka është përgjigjur në këtë mënyrë.

Për zëvendësministren e Brendshme, gjatë protestave, policia ka shfaqur të tria llojet e reagimit.

Për këtë arsye, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka marrë në verifikim disa efektivë, ndërsa po vlerësohen edhe dhjetëra ankesa nga qytetarët.

Këto deklarata u bënë pas një aktiviteti për parandalimin e trafikimit të të miturve, të zhvilluar në Korçë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos