Studentë e pedagogë në bojkot: Protesta nuk do të ndalet, Rama të japë dorëheqjen

Nga Ornela Joti
23 Tetor 2026, 15:24 | Sociale

Studentë dhe pedagogë vijuan protestën para kryeministrisë duke kundërshtuar dhe ofertën e kryeministrit Edi Rama për dialog.

“Studentët duan përmbylljen e tranzicionit dhe rinovim të klasës politike dhe si të tillë i bëjmë thirrje politikës që të dëgjojë të dëgjojë zërin e studentëve protestues pasi ky tranzicion duhet të marrë fund”, tha kreu i Sindikatws sw Pedagogwve, Sandwr Kovaçi.

Para selisë së qeverisë u bënë bashkë pedagogë, studentë, mjekë të rinj dhe sindikata e punonjësve të shëndetësisë. Të gjithë shprehen për një protestë paqësore, jo të dhunshme, dhe në mbështetje të plotë të rinisë.

“Unë doja që ta nisja në fakt me një ndjesë që gjenerata ime duhet t'i kërkojë këtyre të rinjve për shkak të kësaj politike të vjetër që aktualisht është në këto momente, e cila nuk po akomodohet me kërkesat e këtyre studentëve. Rrjedhimisht do duhet që kjo rini të bëjë të mundur që të japi leksione frytdhënëse të gjithë politikës. Politika e vjetër ka ardhur koha që t’i lëri terren rinisë”, tha Dr. Gentian Stroni.

Një nga mjekët më të rinj në shërbimin shëndetësor publik, më herët ish-student protestues, tregon vështirësitë e bluzave të bardha përballë revoltës dhe kërkesave të qytetarëve për shërbim cilësor.

“Ne si mjek përballemi me pacientë të cilët janë shumë të axhituar, me të drejtë, për shkak të mungesës që ka nëpër spitale, mungesa në medikamente dhe mjete diagnostike. Gjithashtu për kapacitete spitalore të pamjaftueshme ku për ndërhyrje të ndryshme kirurgjikale radha e pritjes shkon në disa muaj”, tha ai.

Studentë dhe pedagogë në mbështetje të tyre u shprehën se do të vijojnë pa afat bojkotin e mësimit deri në largimin e kryeministrit Rama. E premtja shënoi ditën e 11 të protestës, ku prej së hënës nuk ka pasur përplasje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos