Has, 16-vjeçari plagos me biçak 3 shokët e klasës

Nga A2 CNN
23 Tetor 2026, 15:13 | Kronikë

Has, 16-vjeçari plagos me biçak 3 shokët e klasës

Policia e Hasit ka arrestuar një 16-vjeçar, i cili ka plagosur me thikë tre shokët e klasës, raporton A2 CNN. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:35, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, jashtë ambienteve të një bilardoje.

“Dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, i mituri me inicialet A. G., 16 vjeç, ka goditur me mjet prerës (biçak) tre të mitur, 16 vjeç, banues në Has dhe shokë klase me autorin e dyshuar”, tha policia.

Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Kukës për të marrë ndihmë mjekësore, ku dy prej tyre janë transportuar në Prizren për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar për veprime të mëtejshme procedurale.

Në vijim të veprimeve, u kap dhe u shoqërua për veprime të mëtejshme procedurale edhe një 16-vjeçar, i dyshuar si përkrahës i autorit të plagosjes.

Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar mjeti prerës (biçak).

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos