Barriera e Kosovës me Serbinë, a po përfitojmë?

Nga A2 CNN
15 Janar 2019, 16:50 | Ekonomi
Barriera e Kosovës me Serbinë, a po përfitojmë?

Kapja që biznesi shqiptar po i bën tregut të Kosovës, pas vendosjes së taksës doganore për mallrat serbë është iniciativë e vetë sipërmarrjes, pasi orientimi nga qeveria ka munguar tërësisht.

Arben Shkodra, sekretar i përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve deklaron në A2 Business të Aurora Sulçes se Shqipëria duhet të ishte treguar më e koordinuar për të përfituar nga kjo mundësi, siç po bën Turqia dhe Maqedonia.

Shkodra e vlerëson pozitive nismën e hapjes së zyrës doganore për Kosovën në Portin e Durrësit, por sipas tij, janë të tjera barriera dhe tarifa që biznesi shqiptar paguan dhe që janë pengesa reale që frenojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos