Hapet sot zyra e degës së Kosovës në Portin e Durrësit

Nga A2 CNN
15 Janar 2019, 11:26 | Ekonomi
Hapet sot zyra e degës së Kosovës në Portin e Durrësit

Inaugurohet sot zyra e degës së Kosovës në Portin e Durrësit. Një nismë që u konkretizua në mbledhjen e fundit të përbashkët mes qeverive të të dyja vendeve, zhvilluar në fund të nëntorit në Pejë.

Në ceremoninë e inaugurimit do të jenë të pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij kosovar, Ramush Haradinaj, zv.kryeministri i Kosovë, si dhe koordinatori kombëtar i dy qeverive, Fatmir Limaj.

Zyra për Kosovën në Portin e Durrësit pritet të lehtësojë procedurat e shkëmbimeve tregtare dhe të nxisë tregtinë mes dy vendeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos