
Shqipëria dhe Kosova kanë shkëmbime tregtare në nivele relativisht të ulëta, pavarësisht rritjes të pësuar vitet e fundit.
Sipas të dhënave të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë 11-mujorit të vitit që lamë pas, eksportet me Kosovën ishin në nivelet 24.9 miliardë lekë, me rritje 5.5 miliardë lekë kundrejt një viti më parë.
Ndërsa importet janë në nivelet e 8 miliardë lekëve, me rritje vjetore vetëm 400 milionë lekë. Këto nivele të tregtisë konsiderohen anemike, duke pasur parasysh dy avantazhe të mëdha që ekzistojnë mes të dy vendeve: afërsia gjeografike dhe gjuha e përbashkët. (A2 Televizion)