30 milionë lekë të tjera i janë dërguar inceneratorit të Elbasanit pak ditë më parë, pikërisht kur demokratët depozitonin në SPAK padinë ndaj kryeministrit Edi Rama. Për këtë, kreu i PD-së, Lulzim Basha, kërkoi edhe një herë nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion që të mos heshtë e të tregojë çfarë po ndodh me hetimet. Basha u dha një tjetër element hetuesve, duke denoncuar se kontrata për inceneratorin e Fierit nuk e kishte çmimin mes kritereve të saj. (A2 Televizion)
Basha: 30 milionë lekë të tjera shkuan për inceneratorin e Elbasanit
