Basha: E futëm Shqipërinë në NATO, sot është strehë e kriminelëve

Nga A2 CNN
30 Mars 2019, 18:12 | Politikë
Basha: E futëm Shqipërinë në NATO, sot është

Kreu i PD, Lulzim Basha, tha në Durrës se “fatura” që paguajnë shqiptarët nga vjedhja dhe korrupsioni i qeverisë është 100 mijë euro në ditë. Ai komentoi edhe në Durrës raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, publikuar një ditë më parë.

https://a2news.com/2019/03/30/basha-ne-durres-nje-dite-pas-rames-sa-here-i-vjen-fundi-autokratet-bejne-shfaqje-te-shemtuara/

“Dhjetë vjet më parë Shqipëria hyri në NATO dhe unë para nderin të ngrija flamurin shqiptar në NATO si ministri juaj i Jashtëm, bashkë me Kryeministrin Berisha. Bëmë realitet shumë kushte që e bënë Shqipërinë aleate të NATO-s”, tha Basha. “Sot, partnerët tanë strategjikë treguan të zezë mbi të bardhë të vërtetën që di çdo shqiptar: nga bazë sigurie, Shqipëria u bë bazë dhe strehë e rrjeteve kriminale që veprojnë nga Amerika e Jugut në Europë, nga Europa në Azi”.

https://a2news.com/2019/03/29/dash-per-shqiperine-korrupsioni-ne-qeveri-pengon-luften-ndaj-droges/#utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

Lideri i opozitës shtoi: “Raporti i DASH e ka fjalën për Edi Ramën, Vangjush Dakon, Saimir Tahirin, Arben Ahmetajn, dhe banda e hajdutëve që vazhdojnë të vjedhin Shqipërinë. Largimi i Ramës është emergjencë kombëtare”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos