
Një palestinez është vrarë dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me dronë izraelitë në kampin e refugjatëve Jabalia, në veri të Rripit të Gazës.
Lajmi është bërë i ditur nga Kompleksi Mjekësor Nasser, i cili konfirmoi se po trajton të plagosurit nga sulmi. Sipas spitalit, viktima dhe të plagosurit janë regjistruar edhe pas një sulmi tjetër ndaj një apartamenti në një pallat banimi në lagjen Al-Rimal, në perëndim të qytetit të Gazës.
Ndërkohë, zhvillime të tjera janë regjistruar edhe në Bregun Perëndimor të pushtuar, ku forcat izraelite kanë arrestuar 14 palestinezë gjatë bastisjeve në disa zona.
Sipas korrespondentëve të Al Jazeera-s në terren, forcat izraelite kanë kontrolluar dhe bastisur disa banesa dhe kampe refugjatësh përpara se të kryenin arrestimet.
Në zhvillime të tjera në rajon, Omani ka shprehur solidaritetin me Kuvajtin pas sulmit që shkaktoi vdekjen e dy shtetasve italianë.
Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, Ministria e Jashtme e Omanit dënoi sulmin dhe shprehu kundërshtimin ndaj çdo cenimi të sovranitetit, sigurisë dhe stabilitetit të Kuvajtit.
Muskat bëri gjithashtu thirrje për ndalimin e veprimeve ushtarake në rajon dhe për t'i dhënë përparësi dialogut dhe përpjekjeve diplomatike për zgjidhjen e konflikteve. (A2 Televizion)